25 Dhjetor 2024

Ministri Veliu priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it, z. Alper Erbas, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi se siguria e përgjithshme në Kosovë, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe prurjen e investitorëve të huaj. Ai tha se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të shkëlqyer për të garantuar secilin investitor në Kosovë.

Po ashtu u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KEDS-it dhe u premtua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në veqanti edhe me Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, për evidentimin e avarive të ndryshme dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga energjia elektrike. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)