28 Dhjetor 2024

Ministri Stavileci viziton KEK - un


Prishtinë, 3 shtator - Ministri Blerand Stavileci nga Ministria e Zhvillimit ekonomik, i shoqeruar nga zv/ministrja  dhe bashkepunetoret sot vizituan KEK-un.

Me ketë rast ministri vizitoi mihjen sipërfaqësore SJP, termocentralin Kosova A dhe Kosova B .

Gjate kësaj vizite, delegacioni u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj si dhe menaxhmenti i KEK-ut me anëtar te BD. Z. Gjukaj informoi ministrin dhe zv/ministren  rreth proceseve neper te cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve dhe rezultateve te arritura operuese dhe mjedisore.

Gjate vizitës ne mihjen sipërfaqësore  menaxhmenti njoftoi ministrin për se afërmi lidhur me problemet rreth prodhimit te qymyrit si dhe sfidat me te cilat po ballafaqohemi për zhvillimin e mihjeve.

Ndërsa ne Termocentralin Kosova A dhe B ministri u njoh për se  afërmi me punën e blloqeve pas riparimeve te bëra se fundmi. Sidomos sfidës për kthimin ne pune te njësive A4 dhe A5 te këtij Termocentrali. Delegacioni u informua rreth përfundimit me sukses te riparimeve te vitit te kaluar, me ç‘rast ky termocentral  tashme është duke prodhuar sipas planit dhe gjate gjashtëmujorit te pare te këtij vite ka tejkalim te plani 9.8%.

“Përkundër sfidave te ndërlidhura me stabilizimin e prodhimit , një prej objektivave kryesore të korporatës tash e pese vite, ishte dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon.Në këtë rast, jemi dëshmitar të përfundimit të suksesshëm të investimeve të filluara tash e katër vite në mbrojtje të mjedisit, që kapin shumën prej mbi  50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake.” tha z. Gjukaj.

Vizita vazhdoi ne zonën e ish Gasifikimit dhe  Azotikut pjesa e cila janë jashtë funksionit me dekada dhe pritet te dekomisionohet se shpejti.

Me tej, delegacioni u njoftua edhe në lidhje me investimet tjera në projektet ambientale te finalizuar vitin e kaluar siç është ndërrimi i elektro-filtrave të njësive të Termocentralit “Kosova A”, transporti hidraulik i hirit dhe rehabilitimi kodrave te hirit. Te gjitha keto projekte  u realizuan me mjetet vetanake të KEK-ut dhe donacionet e Mbretërisë  Holandeze dhe Bankës Boterore.

Ne fund ministri Stavileci u nda i kënaqur me punen dhe te arriturat ne KEK edhe perkunder sfidave dhe problemeve si pasoje e vjetërsisë se blloqeve, ai u zotua për mbështetje sepse pa investime si ne anën e prodhimit ashtu edhe ne pjesën e minierave e ardhmja energjetike e vendit tone mund te jete e rrezikuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)