Ministri Ismajli priti një delegacion nga Trento e Italisë
Prishtinë, 8 maj - Ministri i Zhvilimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka pritur në një takim një delegacion të Federatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Trento e Italisë.
Delegacionin e ka kryesuar presidenti i kësaj Federate Diego Schelfi, i përcjellur nga Ambasadori italian në Prishtinë Andreas Ferarese.
Me këtë rast delegacioni, ka shprehur interesimin për gjetjen e mundësive për investime në fushën e energjisë alternative , turizmit dhe bujqësisë .
Ndërsa, Ministri Ismajli ka informuar delegacionin për hapat që institucionet kanë ndërmar në mënyrë që Kosova të jetë vend atraktiv për investitor.
Ndërsa, nga ana e tij presidenti i Federatës Diego Schelfi, ka shprehur interesimin për mundësitë edhe të investimit, por edhe sjelljen e përvojave të Trentos në Kosovë përvoja këto sipas tij mjaftë të avancuara që rrisin zhvillimin ekonomik .
Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar se në një të ardhme të afërt të organzojnë një konferencë të përbashkët prej nga do të shpaloseshin projekte konkrete për investitor si dhe do të këmbeheshin përvoja, të cilat do të avanconin ekonominë e Kosovës.