Ministri Ismajli priti drejtuesit e ZRRE-së
Prishtinë, 29 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë priti sot në takim, Kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Enver Halimi, i cili shoqërohej nga anëtarët e Bordit, Krenar Bujupi dhe Blerim Koci.
Kreu i MZHE-së dhe drejtuesit e ZRRE-së kanë diskutuar për situatën aktuale të sektorit të energjisë, politikat e përgjithshme energjetike, si dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.
Me këtë rast Ministri Ismajli ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes dy isntitucioneve gjithnjë duke respektuar pavarësinë institucinale të ZRRE-së në përmbushjen e misionit të saj ligjor.