23 Dhjetor 2024

Ministri Ismajli në Traktatin e Komunitetit të Energjisë në Serbi

Beograd, 24 tetor - Ministrat e vendeve anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë morën pjesë në mbledhjen e 11-të Këshillit të Ministrave që u mbajt në Beograd, Serbi.

Republika e Kosovës u përfaqësua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, i cili bashkë me homologët tjerë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjerë morën një sërë vendimesh.

Takimi i 11-të i TKE-së ishte nën organizimin, gjegjësisht presidencën e shtetit të Serbisë. Përfaqësuesi dhe njëherit bashkë-drejtuesi i këtij këshilli i Komisionit Evropian, Fabricio Barbaso përshëndeti ministrat dhe përfundimin e negociatave me sukses për sektorin e energjisë.
 
Ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë u pajtuan me rekomandimin për adoptime të caktuara drejt implementimit të direktivës 2012/27 EU për Efiçiencë të Energjisë. Këto rekomandime do të shërbejnë si  bazë e mirë ligjore dhe lehtësim për implementim të direktivës në fjalë.

Ministrat po ashtu miratuan propozimin për shtyrje deri në vitin 2027 të afatit të operimit të termocentraleve ekzistuese në vendet e tyre, si pjesë e obligimit të implementimit të direktivave përkatëse të BE-së.

Duhet theksuar se me të marrë postin e  Ministrit, por edhe më herët, z. Fadil Ismajli prioritet e kishte shtyrjen e afatit të termocentraleve ekzistuese (Kosova – A), e që rezultoi edhe pozitivisht në propozimin dhe miratimin në fjalë.  

Mes pikave të shumta, u potencua kontesti mes  KOSTT (Kosovë) dhe  Republikës së Serbisë. Kreu i Sekretariatit të këtij komuniteti theksoi që  marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë është hap drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij kontesti. Nëse nuk arrihet implementimi i kësaj marrëveshje deri në Tetor 2014, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do ta ngris çështjen në Këshillin Ministror përmes instrumenteve përkatëse.

Lidhur me këtë ministrja e Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajlovic deklaroi  që këto dy kompani, brenda tre muajsh do të nënshkruajnë në një afat tre mujor marrëveshjen  ndër TSO për operim të koordinuar  të sistemeve të tyre.

Ndërsa, ministri Ismajli pasi përshëndeti të pranishmit, ai ngriti vuri në dukje çështjen e pengesave që dalin nga pakoja e tretë lidhur me sigurinë e furnizimit, hapjen dhe çmimet e tregut si dhe çmimin e rregulluar.

“Sa i përket adresimit të këtyre çështjeve  duhet  konsideruar gjendjen/kushtet dhe zhvillimet në vendet e secilit nga shtetet anëtare”, tha ministri Ismajli.

Edhe ministrat tjerë, nga Maqedonia, Mal i Zi dhe Serbia u pajtuan me Ministrin Ismajli dhe  theksuan që këto janë një proces  në të cilin duhet kaluar me shumë kujdes.

Në këtë takim mes tjerash u miratuara edhe lista e projekteve me interes të Komunitetit të Energjisë. Kjo listë përmban projekte me interes nacional dhe regjional, të cilat mes tjerash janë zgjedhë në baze të metodologjisë së Sekretariatit të Energjisë. Ne mesin e këtyre projekteve janë edhe TC Kosova e Re dhe Linja interkonektuese 400 kV me Shqipërinë.

Edhe pse në listën rezervë të projekteve të propozuara, është vendosur projekti i  gazit Nish –Prishtinë, që ka marrë vërejtje edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në takimet e më hershme, Ministri Ismajli kërkoi që ky projekt të mos trajtohet në këtë listë ngase kjo nuk u diskutua paraprakisht me Qeverinë e Kosovës si projekt me karakter regjional.

Çështje tjera te diskutuara janë raporti i implementimit  të obligimeve nga Traktati i Komunitetit të Energjisë që kanë shtetet anëtare të këtij komuniteti, si dhe zgjatja/shtyrja e Traktatit edhe për 10 vjetët e ardhshme me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm të obligimeve që dalin nga ky Traktat.

Ministri Ismajli dhe homologia e tij nga Serbia, ministrja Mihajlovic si dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Kopac më tutje patën takim ku shprehën gatishmërinë e plotë drejtë implementimit të marrëveshjes në sektorët përkatës.

Ministri Ismajli theksoi që energjia elektrike nuk është dhuratë nga Zoti, por se ajo duhet paguar nga të gjithë qytetarët dhe shtoi se në këtë drejtim kërkohet që sa me parë konsumi i energjisë elektrike të vendoset nën kontroll edhe në Mitrovicën e veriut.

Pikë tjetër e diskutimit ishte edhe gazi, me çka Ministri Ismajli ceku që duhet konsideruar studimet e fizibilitetit të cilat janë ekonomikisht të arsyeshme për Kosovën dhe me këtë edhe për rajonin.

Nga ana e saj, ministrja Mihajlovic theksoi se shteti i saj nuk do të bëjë pengesa për  anëtarësimin e Kosovës  në mekanizmat ndërkombëtare, ashtu siç është edhe njëra nga pikat e marrëveshjes.

Reflektimi me i fuqishëm në takimin e Këshillit Ministror të mbajtur ne Beograd, ishte se kjo është hera e parë që një ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës merr pjesë zyrtarisht në një takim të nivelit ministror në Beograd. Ministri Ismajli u prit dhe përcoll me te gjitha protokollet shtetërore zyrtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)