Ministri Ismajli inkurajon Bordin e ri të KEK-ut
Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka pritur sot në një takim njoftues Bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.A (KEK) të kryesuar nga Berat Rukiqi.
Ministri Ismajli ka inkurajuar Bordin e Drejtorëve të KEK-ut që të kryej detyrat dhe përgjegjësitë e parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi, në emër të aksionarit.
Nga ana e tyre, anëtarët e Bordit të KEK-ut janë zotuar se do të kryejnë me përgjegjësi detyrën që i është besuar nga Qeveria e Kosovës, me qëllim që kjo ndërmarrje publike të arrij të përmbushë obligimet dhe shërbimet që ofron.
Ndryshe, sot në drejtorinë e KEK-ut është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga Bordi i deritashëm i KEK-ut në Bordin e sapozgjedhur.