22 Dhjetor 2024

Ministri Gashi po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 23 janar - Në kuadër të vizitës që ministri Dardan Gashi me bashkëpunëtor, po e realizon në Bruksel, sot ai u takua me Komisionerin e Drjetorisë Gjenerale për Mjedis, Z. Janez Potocnik.

Gjatë këtij takimi komisioneri Potocnik dhe ministri Gashi u pajtuan  për vazhdimin e punës intenzive për pakon e ligjeve që kanë të bëjnë me  mbrojtjen e mjedisit.

Ashtu siç është vlerësuar edhe në Raportin e Progresit, komisioneri Potocnik, vlerësoi lartë punën që ka bërë Qeveria e Kosovës, në përgjithësi dhe Ministria e Mjedisit në veçanti, për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë takimit Z. Potocnik tha se shumica e legjislacionit që vie nga Komisioni Evropian, i takon fushës së mjedisit, prandaj duhet të vazhdoj puna intenzive për ti përmbushur kriteret e Bahkimit Evropian.

Në fund të takimit, ministri Gashi tha se implemetimi i ligjeve mjedisore bartë me vete një kosto të lartë, prandaj kërkoi angazhim dhe ndihmë nga Komisioni Evropian.

Ministri Gashi, po ashtu, e ftoi komisionerin Potocnik që ta ngris nivelin e përkrahjes së Komisionit Evropian, për shumë projekte që ka dhe do të ketë Ministria e Mjedisit, me theks të veqant projektin  për ndalimin e degradimit të lumenjëve nga eksploatuesit e rërës dhe rehabilitimin e shtertërve të atyre lumenjëve.

Ministri Gashi dhe zëvendësministri Ilir Mirena me bashkëpunëtorët e tyre, gjatë ditës së nesërme,  do të vazhdojnë takimet me zyrtar të lartë të Parlamentit  Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)