23 Dhjetor 2024

Ministri Gashi në vizitë zyrtare në Abu Dhabi

Abu Dhabi, 15 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit e gjashtë Botëror për Energjinë dhe Samitin e parë Ndërkombëtar të Ujërave.

Ky samit po mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Sayed al Nayan dhe ka për qëllim trajtimin e cështjes së energjisë në rrafshin botëror dhe lidhjen e ujit dhe energjisë për mirëqenjen njerëzore.

Gjatë ditëve të ardhshme Ministri Gashi do të marrë pjesë në panelet ministrore me tema të ndryshme dhe interaktive ku kryesisht do të diskutohen cështjet e qeverisjes lokale dhe qendrore të burimeve ujore, përdorimi i këtyre burimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i ujërave. 

Ministri Gashi paraqiti përkushtimin e Ministrisë që ai drejton dhe përgjithësisht qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rritjen e kapaciteteve energjetike nga resurset ujore dhe përdorimin më të gjerë të burimeve alternative në Kosovë, duke marrë shembull konkret hidrocentralin e ndërtuar para pak kohësh  në Belajë të Deçanit.

Si një vend me mundësi të mëdha dhe unike të zhvillimit të kësaj industrie, ministri Gashi bëri ftesë për të gjitha kompanitë botërore dhe kontraktorët e pranishëm që të shprehin interesimin e tyre për investime në vendin tonë. 

Samiti do të zgjasë deri të enjten, 17 Janar, dhe në ditët e ardhshme do të diskutohet për përdorimin e teknologjive të pastërta, bashkëpunimin ndërkufitar për ujërat, menaxhimin strategjik të burimeve ujore, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)