Ministri Beqaj në vizitë zyrtare në Kroaci
Prishtinë, 5 nëntor - Në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i prirë nga kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë në Kroaci, edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj do të qëndrojë në vizitë dyditore në Zagreb.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve të përbashkëta që delegacioni i i Kosovës do të zhvillojë me qeveritarët kroatë, ministrat e resorëve përkatës do të kenë takime me homologët e tyre kroatë.
Në këtë linjë, ministri Beqaj do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Ekonomisë së Kroacisë, Radimir Çaciq me të cilin do të diskutojë lidhur me bashkëpunimin bilateral në fushat që mbulojnë resorë e të ministrive.
Gjithashtu pjesë e kësaj vizite është edhe pjesëmarrja në forumin ekonomik, vizita në Odën Ekonomike Kroate dhe takimi me shqiptarët në Kroaci.