23 Dhjetor 2024

Ministri Beqaj në interpelancë për privatizimin e KEK-ut

Prishtinë, 5 korrik - Në seancën e sotme te Kuvendit të Kosovës, ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, do të jetë në interpelancë në lidhje me procesin e privatizimit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili është ftuar me kërkesë të grupit kuvendor të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është deklaruar kundër procesit.
 
Në arsyetimin e paraqitur, ky subjekt politik shkruan se “i tërë procesi është shoqeruar me një mungesë të skajshme të transparencës, ku jo vetëm qytetarët e shoqëria civile, por madje as deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës e as sindikatat e punëtorëve të KEK-ut nuk kanë qenë dhe nuk janë të informuar me hollësitë e procesit dhe kontratratës(atave) të ofruara për negociim dhe nënshkrim”.
 
Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në lidhje me interpelancën ka thënë se ky është një proces që iu ka nënshtruar të gjitha rregullave në nivelin më të lartë, institucional por edhe ndërkombëtar.
             
“Është një proces i cili ka filluar me këtë mandat qeveritar, proces i cili iu ka nështruar të gjitha rregullave, normave dhe transparencës në nivelin më të lartë qoftë atij insitucional, qoftë atij ndërkombëtar. Dëshirojmë të theksojmë që ne jemi të orientuar për ekonomi të tregut, ekonomi e cila mundëson që investimet të hyjnë nga kapitali privat, i cili do të jetë ai që do të bartë zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.
 
Qeveria e Kosovës ka aprovuar ditë më parë ofertën për blerje të Rrjetit dhe Shpërndarjes të KEK-ut, të konsorciumit turk Limak&Çalik, në vlerë prej 26 milionë e 300 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)