Ministri Beqaj merr pjesë në Samitin botëror të energjetikës
Abu Dhabit, 16 janar - Ministri I Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj udhëton sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës që mbahet nën patronatin e emirit të Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al Nahyan.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve, ne mesin e te cilëve edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ndërsa ministri Beqaj do të shfrytëzojë rastin të zhvillojë takime bilaterale me homologë të vendeve të ndryshme pjesëmarrës në këtë eveniment.
Mes pjesëmarrësve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota.