Ministri Agani premton realizimin e disa projekteve për Kamenicën
Ministri Agani, tha se gjatë këtij takimi u diskutuan tematika që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në këtë rajon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Agani shtoi se përkrahja e MMPH-së për këtë komunë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fushën e energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të ujërave të zeza, po ashtu edhe në rregullimin e shtretërve të lumenjve.
Kryetari Begzad Sinani, së pari falënderoi ministrin Agani për vizitën, ndërsa theksoi se e ka njoftuar ministrin me projektet që janë me rëndësi për komunën e Kamenicës, e të cilat do të kontribuonin në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve në këtë komunë.