29 Dhjetor 2024

Ministri Agani kërkon hidrocentrale me standarde evropiane

Prishtinë, 23 mars -  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, së bashku me dy përfaqësues të kompanisë Kelkos, Georg Woeber dhe Andreas Fritz, me të cilët bisedoi për mbarëvajtjen e punës së ndërtimit të hidrocentraleve energjetike në rrjedhën e lumit Lumbardhi.
 
Ministri Agani, fillimisht falenderoi ambasadorin Pfandler për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit austriak dhënë Kosovës, në çdo proces për të cilin ka kaluar vendi ynë.

Ndërsa nga përfaqësuesit e kompanisë Kelkos, ministri Agani kërkoi që gjatë ndërtimit të hidrocentraleve të zbatohen në përpikëri standardet evropiane dhe përgjegjësitë që dalin nga kontrata, në mënyrë që të mos ketë ndikim negativ në mjedis.

Drejtuesit e kompanisë e siguruan ministrin Agani që i gjithë procesi i ndërtimit të hidrocentraleve është në përputhje me standardet e kërkuara dhe për këtë qëllim edhe u dakorduan që të realizojnë një vizitë në vendin ku po kryhen punimet.

Po ashtu në takim u dakordua që pas ndërtimit të hidrocentraleve, kjo kompani të merrë përsipër edhe investime të tjera në fushën e infrastrukturës rrugore përgjatë gjithë rrjedhës së këtij lumi.​​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)