22 Dhjetor 2024

MEM kërkon rritjen e aksioneve të qeverisë në TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 23 korrik - Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit “Kosova e Re” ka mbajtur sot  takimin e radhës ku diskutoi për hapat e shpejta që duhet të ndërmerren për finalizimin e përgatitjeve për pakon tenderuese te këtij Projekti.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, në cilësinë e kreut të KD-së ka njoftuar anëtarët e Komitetit Drejtues mbi punën që është bërë javët e fundit në Hartimin e Konceptit të Modelit Tregut.

Dje me 22 korrik është finalizuar Koncepti i Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike i hartuar nga Grupi Punues i Qeverisë për Tregun e Energjisë.

Ky dokument i rëndësishëm me gjithë vonesat e deritanishme, për shkak të domosdoshmërisë së konsultimeve me faktorët e BE-së, Traktatit të Komunitetit të Energjisë, është finalizuar dhe miratuar nga të gjithë akterët relevantë (MEF, MEM, KOSTT, ZRrE, USAID, BB, ECLO Këshilltarët PËC dhe HË të Transaksionit Kosova e Re, Këshilltarët e Transaksioneve te Distribucionit dhe Furnizimit – IFC dhe Deloitte).

Për këtë çështje Ministrja Pula dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të lartpërmendura janë takuar disa herë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Përfundimi me sukses i këtij aktiviteti mundëson hartimin i Draft Kërkesës për Propozim e cila sot ishte në agjendën e KDP-së. 

Në takimin e KDP që u mbajt sot u shqyrtua draft kërkesa për propozim (KpP) e prezantuar nga Këshilltarët e Transakcionit.

Pas diskutimeve të pjesëmarrësve lidhur me këtë çështje u vendos që Draft Kërkesa t’i dërgohet komunitetit të donatorëve (USAID, Banka Botërore, ECLO, KfW) për mendimin e tyre.

Opinioni i tyre do të pritet deri me 30 korrik 2010. Ndërkohë KDP do të rishikojë këtë dhe do ta plotësojë me kërkesën për analizën e pjesëmarrjes së Qeverisë me aksione në korporatat GenCo dhe MineCo.

“Propozimi i Këshilltarëve të Transakcionit i prezantuar sot për pjesëmarrjen me aksione ishte nën nivelin e pretendimeve tona, prandaj në këtë periudhë të rishikimit MEM do të propozojë që në Draft Kërkesën për Propozim të parashikohet pjesëmarrja më e lartë e Qeverisë në aksionet e këtyre korporatave të përbashkëta.”

Qeveria do ta shqyrtojë dhe miratojë këtë dokument në javën e parë të Gushtit. Pas kësaj Draft Kërkesa për Propozime do t’i dorëzohet investitorëve potencial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)