MEF-i i del në ndihmë Termokosit, i jep 153 mijë euro
Prishtinë, 7 dhjetor - Me kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, sot ka nënshkruar një urdhëresës, sipas të cilës ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës Termokos i transferohet një ndihmë financiare prej 153 mijë e 420 eurosh.
Me rastin e shfrytëzimit të kësaj ndihme, prioritet i është dhënë ngrohjes së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Vendimi i ministrit Shala vjen në kohën kur Termokosi ka probleme të rënda financiare , kur po rrezikohet ngrohja e qytetit, e veçanërisht e institucioneve me rëndësi të veçantë, si është QKUK-ja, apo objektet shkollor. Duke u arsyetuar me shkurtimet buxhetore, kësaj kompanie nuk i ka ofruar ndihmë as Kuvendi Komunal i Prishtinës, ndonëse për këtë ai ka përgjegjësi ligjore. Me këtë arsyetim janë refuzuar edhe kërkesat që Termokos ia ka parashtruar pronarit legjitim- KK të Prishtinës.
Për këtë vendim kam pasur parasysh faktin se nuk mund të lejojmë që Termokosi të reduktoj sezonin e ngrohjes dhe të sjell në situatë të rëndë qytetarët e Prishtinës, posaçërisht pacientët e shtrirë në QKUK. Kjo është edhe arsyeja pse me rastin e shfrytëzimit të këtyre mjeteve prioritet do të ketë ngrohja e QKUK-së.\"
Ndonëse Qeveria sipas Shales nuk e ka obligim ligjor që të siguroj para për këtë kompani, mirëpo, është dashur të gjej mundësi intervenimi, pasi që ajo nuk po e gëzon përkujdesjen e duhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
\"Nga kursimet në projektet e tjera kam lejuar që Termokosit ti transferohen 153 mijë e 420 euro, ashtu që ajo të ofroj shërbime më cilësore, kurse qytetarët, përkatësisht pacientët e QKUK-së të mos mërdhijnë gjatë ditëve kur temperaturat janë të ulëta, ka thënë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Kjo ndihmë financiare dedikuar Termokosit nuk krijon implikime të reja buxhetore. Vendimi i ministrit Ahmet Shala bazohet në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, neni 30, pika 30.2.