Me aktivitete të shumta sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkë organizim me Komunat, OJQ-në “Let’s Do it Kosova” dhe organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete pastrimi dhe gjelbërimi në 26 komuna të Kosovës.
Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Plemetin, lagja e Romëve në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të pastrohet dhe gjelbërohet kjo lagje.
Po sot në kuadër të shënimit të kësaj dite Ministrja e MMPH-së Dr. Albena Reshitaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, ekspertë të fushës e përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në përmbylljen e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm ku temë diskutimi do të jetë “Ndryshimet Klimatike.
Edhe Komuna e Deçanit shënon 'Ditën Botërore të Mjedisit' me moton 'Edhe natyra është shtëpia jote' ku do të organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyr ilegale.
Këtij aksioni i bashkohët kryetrai i komuëns z.Bashkim Ramosaj, znj.Albena Reshitaj,Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë , Kompania Komunale e Pastrimit ,,Hixhena,, OJQ-të , dhe të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër .
Gjithashtu Zyra e kryetarit të Komunes së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It, pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit, ajo e Shërbimeve Publike, e shëndetësisë, FSK, eko-higjiena, Hidromorava dhe qytetarët do të shënojnë 5 qershorin Ditën e Mjedisit.
Ky është aktiviteti për pastrimin e lokacionit te Pishat në fshatin Velekincë që është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të ndërmarra në lokacione e forma të ndryshme për gjelbrimin dhe pastrimin e Komunës së Gjilanit.