Me 14 mars KOSTT shkyç linjën 10kV Opterusha
Prishtinë, 12 mars - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka njoftuar se në vazhdim të implementimit të projektit dhe me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS Theranda-NS Rahoveci, me 14 mars nga ora 09:00 deri në 12:00 si dhe nga ora 14:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Opterusha.
Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga linja 10kV Opterusha do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 4MW).
"Implementimi i projektit do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për atë rajon", thekson KOSTT.
Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.