22 Dhjetor 2024

Mbi 2.7 milionë euro për furnizim dhe cilësi të ujit në zonat rurale

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nënshkruar tw premten Marrëveshje bashkëfinancimi me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim për projektin “Programi i Mbështetjes së Ujit dhe Sanitacionit në zonat rurale, faza IV” që do të implementohet në Kosovën Juglindore.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovës, Markus Baechler, ndërsa parashih që Programi i Mbështetjes së Ujit dhe Sanitacionit në zonat rurale të financohet me 2 milionë e 250 mijë CHF nga Qeveria Zvicerane dhe 940 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Beqaj ka theksuar se Qeveria zvicerane ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm në përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës me theks të veçantë për ujëra dhe rritjen e aftësive menaxhuese të ndërmarrjeve publike.

“Ne kemi një angazhim diku rreth 18 milionë euro për një periudhë të caktuar në këto projekte dhe jemi zakonisht falënderues. Para disa muajsh kemi nënshkruar një marrëveshje për përkrahjen dhe cilësimin e menaxhimit në  ndërmarrjet publike gjegjësisht ujësjellësit. Sot po nënshkruajmë një marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme e cila është bashkëfinancim i Qeverisë Zvicerane përmes SDC-së dhe MZHE-së”, ka pohuar Beqaj.

Ai ka deklaruar se kjo ka të bëjë me përmirësimin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e ujit të pijes për komunat Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Viti, Kamenicë dhe Ranillug,(26 fshatra) e cila realisht siguron furnizim për afër 50 mijë banorë të këtyre komunave. 


Sipas tij, projekti synon përmirësimin e shëndetit por njëkohësisht edhe për përmirësimin e kushteve urbane për të cilat kanë nevojë të gjitha zonat rurale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovës, Markus Baechler th se qëllimi kryesor i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është përmirësimi i shëndetit të popullatës dhe përmirësimit të furnizimit më ujë të pijshëm në zonat rurale.

Ai ka potencuar se ky program ka katër komponentë; komponenta e parë ka të bëjë me ngritjen dhe qasjen më të madhe në ujë të pijes të zonave rurale; komponenta e dytë ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve në drejtim të operimit më të qëndrueshëm të sistemeve të ujitjes në këto zona dhe integrimin e tyre në kompanitë e licencuara regjionale të ujit; komponenta e tretë ka të bëjë me përkrahjen e kompanive rajonale të ujit në aspekt të qëndrueshmërisë financiare të tyre dhe komponenta e katërt ka të bëjë me ngritjen  e kapaciteteve institucionale dhe politikave të nivelit qendror.

Ndryshe, vlera totale e projektit “Programi i Mbështetjes së Ujit dhe Sanitacionit në zonat rurale, faza IV” është mbi 2 milionë e 700 mijë euro bashkëfinancim i SDC-së dhe MZHE-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)