28 Dhjetor 2024

Mbahet takimi për themelimin e KOSTT si zonë-bllok

Prishtinë, 1 shtator - Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të martwn u mbajt takimi i radhës së grupit koordinues për themelimin e KOSTT zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale, takim i cili u kryesua nga zv. Ministrja Besa Zogaj Gashi.

Të pranishëm në takim ishin akterët implementues përveq KOSTT edhe ZRrE, KEK dhe KEDS.

Grupi koordinues fillimisht e shqyrtoi problematikën e balancimit të Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës për javën që kaloi, dhe në parim konkludoi që përveq ditës së Diel me 30 Gusht 2014, balancimi i SEE ka qenë në përputhje me kriteret e ENTSO-E.

Grupi koordinues mirëkupton vështirësitë për operim të menjëhershëm stabil të gjeneratorëve pas remonteve vjetore dhe i sygjeron palëve vendosjen e praktikave të informimit paraprak që minimizon risqet që prishin furnizimin normal me energji elektrike duke kontraktuar importe përkatëse.

KOSTT do të vazhdoj me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E, ku gjatë muajve Gusht dhe Shtator ka filluar t’i nështrohet një monitorimi nga ky mekanizëm dhe si kërkesë do të ketë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta.

Gjatë këtyre regjimeve të operimit, siç është paralajmëruar më parë mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT me qëllim të balancimit të sistemit.

Grupi kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve me që vendosja e praktikave të reja të operimit dhe anëtarësimi i KOSTT në ENTSO-E është strategji shtetërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)