Mbahet takimi i Rrjetit të Agjencioneve Evropiane të Mjedisit
Mirëseardhje të ftuarve në emër të AMMK-së, iu ka shprehu kryeshefi z.Ilir Morina. Përveç kryeshefave të Agjencioneve Mjedisore të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian në takim është i pranishëm edhe z.Hans Bruyninckx, drejtor ekzekutiv i Agjencionit të Mjedisit të Evropës.
Ne hapje të takimit që po mbahet në ambientet e hotelit Swiss Diamond, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi special i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Samuel bogar dhe zv.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Shpëtim Rudi.
Me këtë rast z.Zhbogar pasi shprehu kënaqësinë për organizimin e këtij takimi në Prishtinë përmendi disa nga sfidat kryesore mjedisore në Kosovës dhe mbështetjen që po jep Bashkimi Evropian në tejkalimin e këtyre sfidave.
Ndërsa zv.Ministri i MMPH-së, z.Shpëtim Rudi ndër të tjera tha se për tejkalimin e sfidave mjedisore në Kosovë dhe plotësim e standardeve dhe kërkesave në proceset integruese dhe zhvillimore, bashkëpunimi është një nga format më efikase dhe se pjesëmarrje në iniciativa regjionale, forume, rrjete të organizuara dhe në mekanizma tjerë të bashkëpunimit regjional dhe në nivel të Bashkimit Evropian, është një prej mundësive më të mira jo vetëm për të përfituar përvoja të reja por edhe për të dëshmuar përkushtimin tonë në arritjen e objektivave që kërkohen dhe plotësimin e standardeve të nevojshme.
Disa nga temat kyçe që po diskutohen në takim janë: Legjislacioni dhe politikat mjedisore te BE-së, Ekonomia e gjelbër, bashkëpunimi i EPA Network me institucionet tjera të BE-së si dhe investimet në sektorin e mjedisit.
Takimi do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme ku ndër të tjera do te diskutohet edhe një dokument për bashkëpunimin mjedisor në nivel të vendeve të Ballkanit Perëndimore, hartimi i të cilit është iniciuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Tema tjera të diskutimit do të jenë edhe përmbushja e objektivave dhe realizimi i aktiviteteve të EPA Network si dhe prioritetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.
Përndryshe, Rrjeti i Shefave i Agjencioneve Evropiane të Mjedisit i njohur si EPA Network, mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane. Për te ditur me shume për organizimin, aktivitetet dhe angazhimit e rrjetit EPA Network vizitoni ueb faqen http://epanet.ew.eea.europa.eu/ .
AMMK është anëtari i këtij rrjeti joformal që nga viti 2011, dhe aktualisht kryeshefi i AMMK-së, z.Ilir Morina është në trojkën udhëheqëse të rrjetit.