Mbahet takimi i gazit në Evropën Qendrore dhe Juglindore
Budapest, 11 shtator - Në Budapest të Hungarisë u mbajt një takim i Grupit të nivelit të lartë për lidhjen e sistemeve të gazit në Evropën Qendrore dhe në atë Juglindore.
Theksi kryesor në bisedime ishte forcimi i bashkëpunimit regjional, si dhe garantimi i sigurisë dhe diversifikimi i furnizimeve të gazit në degën elektro-energjetike.
U nënshkrua një Deklaratë për sigurimin e një lidhjeje të pandërprerë në dy drejtime midis Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Hungarisë. Që të arrihet ky qëllim duhet të krijohet i ashtuquajturi korridor vertikal midis katër shteteve.
U nënshkrua memorandum midis operatorëve që transferojnë gaz të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Ukrainës për sigurimin e premisave teknike dhe tregtare për realizimin e furnizimeve në dy drejtime të gazit natyror midis Gazsjellësit Transballkanik deri në vitin 2019.