Mbahet takim për çështjet e energjisë
Prishtinë, 23 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë.
Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të arritur më 8 shtator 2014 dhe në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.