Mbahet diskutim publik për shkëmbimin ideve në fushat e mjedisit
Prishtinë, 24 gusht - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ju ftojmë ta përcillni diskutimin publik me temën "Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë."
Duke i konsideruar zhvillimet në sektorin e mjedisit, si një prej sektorëve më thelbësorë në politikat publike dhe duke e parë efektin e drejtëpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të vendit dhe buxhetin e Kosovës, FIQ vlereson se përfshirja në debatin publik të kësaj teme mbetet e rëndësisë së veçantë.
Takimi ka për qëllim ofrimin e mundësive për shkëmbim të ideve dhe ekspertizave në fushat e mjedisit, duke shqyrtuar dhe rritur ndërgjegjësimin aktiv qytetar.