Mbahet debat politik dhe publik për klimën
Prishtinë, 13 dhjetor - Climate 4 Change organizon një debat politik - publik në të cilën do diskutohet për klimën.
Duke vëzhguar COP 25 - Konventa e Kombeteve të Bashkuar për Ndryshime Klimatike bisedimet të cilat aktualisht po zhvillohen në Spanjë, është shumë e rëndësishme që të sjellim fokus në këtë temë edhe në Kosovë.
Në këtë debat kemi ftuar Driton Çaushi (PSD) dhe Haki Abazi (LVV), kurse do moderohet nga përfaqësuesja e KOSID Znj. Jeta Xharra.
Ngjarja organizohet nën kornizën e projektit të Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Duke observuar kërcënimin që na shfaqet nga këto ndryshime, ne kemi vendosur që të sjellim fokus nga spektri politik.