Mbahet aksion pastrimi në Suharekë
Prishtinë, 20 prill - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do t’i bashkohet përseri aksionit të komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune.
Në këtë aksion do të marrin pjesë shumë qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, Shoqëria civile, kompani private etj.
Aksioni i nesërm i pastrimit është vazhdim i aksionit të sotëm të pastrimit në Suharekë.
Ministrja Reshitaj fillimisht pritet nga kryetari Muharremaj, në objektin e komunës e pastaj së bashku fillojnë aksionin në qytet.