Mbahet aksion pastrimi në Gjakovë
Prishtinë, 27 tetor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” Let's Do It do të organizoj aksion pastrimi në Komunën e Gjakovës.
Aksioni fillon në ora 12:00, ndërsa lokacioni që do të pastrohet gjendet te lagjia që njihet si Carrapatok, afër rrugës “Mark Malota”.
Pjesëmarrjen në aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.