Mbahet aksion i madh për komunitetin Romë në Plemetin
Prishtinë, 29 mars - Organizata mjedisore Lets Do It Kosovanë bashkëpunim me Korporate Energjetike e Kosovës me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, Kujtim Paçaku, do të realizojë sot aksionin e radhës në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017".
Numër i madh i vullnetarëve të "Let's Do It Kosova", do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë Komuniteteve.
Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.
Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit.