Marsh i gjelbër në Mitrovicë
Mitrovicë, 24 nëntor - Sot në kuadër të projektit Ecofriend- Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme permes zhvillimit te programit per Edukim mjedisor ne institucionet arsimore I cili përkrahet prej Komunës së Mitrovicës dhe GIZ german-SMS project, implementuar prej Green Art Center-Prishtina(GAC) janë zhvilluar një sërë aktivitetesh me karakter mjedisor,të cilat synojnë të rrisin vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e trajtimit të ceshtjes së mbeturinave,dukuri kjo shqetësuese për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj komune.
Përmes një marshi simbolik I organizuar prej nxënesvë të klubeve të gjelbërta,të themeluara prej GAC në shkollat e qytetit dhe ndihmës së kompanisë publike Uniteti është bërë thirrje që të ruhet mjedisi dhe të zvogëlohet ndotja mjedisore që po I bëhët lumit në qytet prej anës së qytetarëve.
Në vijim janë dhënë shembujt më të mirë të kujdesit ndaj mjedisit dhe promovimit të koncepteve mjedisore duke potencuar nisjen e sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në shkolla dhe amvisëri.
Nisja dhe zgjerimi I ndarjes së mbetjeve të riciklueshme do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë totale të mbeturinave që shkojnë në deponim dhe njëherësh do të kontribojë për përfitim ekonomik për sektorin e margjinalizuar që jetojnë përmes grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë zyrtarë komunalë të cilët e trajtojnë projektinEcofriend-si domosdoshmëri për ngritjen e vetëdijes qytetare dhe zhvillimin e programeve për menaxhim të integruar të mbetjeve.