Marrëveshjes për Klimën i bashkohen 100 vende
Paris, 7 nëntor - Sekretarja Ekzekutive e Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike në OKB (UNFCCC), Patricia Espinosa tha të dielën se 100 palë i janë bashkuar zyrtarisht Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike.
Deklarata u bë gjatë një konference shtypi para nisjes zyrtare të Konventës së 22-të të Konferencës së Vendeve Pjesmarrëse, që do të zhvillohet të hënën në Marrakesh të Marokut.
Marrëveshja e Parisit e miratuar nga kjo konferencë në Paris në dhjetor të vitit 2015 dhe e ratifikuar deri në tetor nga 96 vende dhe Bashkimi Europian hyri në fuqi më 4 nëntor të këtij viti.
Espinosa tha se 100 vendet pjesmarrëse kanë treguar \"veprim real në çeshtjet e klimës\".