29 Dhjetor 2024

Marrëveshja kriminale me Contour Global varfëron Kosovën

Prishtinë, 5 shkurt – Sot aktivistët e VETËVENDOSJE! i dërguan thëngjill Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, për t\'i treguar që Kosova ka kapacitete dhe potencial që ta zgjidhë vetë krizën e saj energjetike.

Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes me \"Contour Global\" po i privatizon kapacitetet e reja prodhuese të energjisë elektrike. Ky privatizim po ndodh pas dështimit total që rrjedhoi nga privatizimi i KEDS-it, i cili rezultoi me ngritje të çmimeve të energjisë elektrike, përkeqësim të kushteve të punës për punëtorët si dhe mungesë totale e investimeve në sektorin e energjetikës.

Ndërtimi dhe pronësimi i termocentralit \"Kosova e Re\" nga një kompani private, do t\'i rrisë çmimet e energjisë elektrike për mbi 50%. Kjo ngase profitet për \"Contour Global\" do të sigurohen duke rritur tarifat.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë para që t\'i japin një kompanie multi-milionëshe, që po e shfrytëzon kriminalizimin e politikanëve tanë, për të bërë marrëveshje të tilla - tejet të dëmshme për vendin tonë. Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! do të intensifikojë aksionet dhe protestat kundër kësaj marrëveshjeje kriminale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)