MAPL mbështet ndriçimin publik në Komunën e Rahovecit
Prishtinë, 21 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit - Aplikimi i masave të efiçencës së energjisë - ndriçimi publik, në Komunën e Rahovecit.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale, do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës, për të mbështetur projekte në interes për Komunat dhe qytetarët.