28 Dhjetor 2024

Lumi Sitnica ka shkallë të lartë të ndotjes

Prishtinë, 10 gusht - Pas vëzhgimit të gjendjes faktike në lumin Sitnica, zyrtarë të Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, kanë dal me një raport ku konstatohet se lumi Sitnica ka shkallë të lartë të ndotjes.

Uji i lumit ka marrë ngjyrë në të zezë të mbyllet, ndërkaq si në uji ashtu edhe në brigjet e lumit mbretëron një aromë që përkujton erën e kompozimeve organike-fenolëve.

Kjo shkallë e lartë e ndotjes, sipas tyre është edhe si rezultat i sasisë së vogël të ujit ku kjo ndotje vjen më shumë në shprehje, në të cilën po ashtu ka edhe sasi më të madhe të peshqve të ngordhur, sidomos në anekset me puse të mëdhenj ku besohet se ka qenë edhe vend qëndrimi i tyre.

Shtrati në lumin Sitnica konstatohet se është i ndotur rëndë duke rrezikuar seriozisht botën e gjallë në të. Ndonëse ditëve të fundit sasia e ujit është rritur, ende është prezentë aroma e fenolëve.

Me gjendjen aktuale të lumit Sitnica, që paraqet rrezik për botën e gjallë në të është njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati përkatës në nivelin qendror.

Drejtoria e Mjedisit, rekomandon që të ndalet menjëherë ndotja me fenolë nga Termocentralet në Obiliq, për çka duhet të reagojnë në mënyrë profesionale Ministria dhe agjensionet mjedisore, nën menaxhimin e të cilave janë ujërat.

Kërkohet të merren mostrat e ujit dhe të bëhet analizat e tij, duke konsideruar se menaxhmenti i termocentraleve ne Obiliq është duke shfrytëzuar neglizhencën e MMPH-departamenti i ujërave, Inspektoratit qendror dhe Agjensionit të Mjedisit.

Rekomandohet Inspektorati i MMPH që të ketë vizita monitoruese më shpesh në këto zona të lumit Sitnicë, në mënyrë që të parandaloj degradimin e lumit nga faktori njeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)