21 Dhjetor 2024

“Lugina e Vdekjes” regjistroi temperaturën më të lartë në botë prej 54 gradë

Kaliforni, 15 korrik - “Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforninë juglindore.

Të shtunën “Lugina e Vdekjes” regjistroi temperaturën më të lartë në botë: 54 gradë. Turistët aventurierë nuk e humbën rastin të vizitonin parkun kombëtar për të prekur nga afër një moment me thyerje rekordesh.

Rekordi i të gjitha kohërave në Luginën e Vdekjes ku u regjistrua 56.6 gradë celsius u shënua në korrik 1913. Pavarësisht temperaturave të larta, një ranger i parkut thotë se vapa nxit turizmin në zonë.

Por asnjë person nuk mund të qëndrojë më shumë se 10 deri ne 15 minuta jashtë mjetit pasi nxehtësia mbyste është e papërballueshme për njeriun.

Është një vend ku nuk gjen dot hije. Edhe automjetet shfaqin jo pak probleme kur kalojnë në “Luginën e Vdekjes”. Teknologjia shpesh nuk punon prandaj e vetmja mbështetje për të bërë turizëm në “Luginën e vdekjes”, është harta.

Ndërsa termostati jozyrtar jashtë Qendrës së Vizitorëve tregonte temperatura ekstreme, nxehtësia nuk i dekurajoi aspak turistët e huaj të përjetonin një përvojë që ndodh një herë në jetë.

“Lugina e vdekjes” u shpall Park Kombëtar në vitin 1994. Mbi milion njerëz e vizitojnë atë çdo vit për të soditur peizazhin e saj të shkretëtirës dhe për të provuar se si është të kalosh disa orë në vendin me temperaturat më ekstreme të planetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)