Lituania përpiqet të arrijë çmime preferenciale nga Gazprom
Vilniusi, 4 maj - Lituania synon të sigurojë për veten një çmim konkurrues për gazin natyror, deklaroi Ministri i Energjetikës i Lituanisë, Jaroslaw Niewierowicz, në negociatat e ditës së premte me kompaninë ruse "Gazprom".
Delegacioni rus në këto negociata u kryesua nga Zëvendëskryetari i Bordit Drejtues të "Gazprom", Aleksandër Medvediev.
Sipas fjalëve të Jarosllav Neveroviç, për një kohë të gjatë me kompaninë "Gazprom" nuk janë zhvilluar fare negociata, kështu që procesi i tyre nuk do të jetë i lehtë dhe i shpejtë.
"Për këtë do të nevojiten jo vetëm përpjekje të mëdha nga ana e kompanisë "Gazprom", por edhe një bashkëpunim i ngushtë me Komisionin Evropian", shtoi Ministri lituanez.