23 Dhjetor 2024

Linja Shqipëri-Kosovë, do ta ndërtojmë me qeverinë “Rama”

Tiranë, 18 shtator - Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të nisë gjatë këtij viti.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann, pohon në një intervistë për Gazetën “Shekulli” se janë kapërcyer pengesat e krijuara nga qeveria “Berisha” në ndërtimin e kësaj linje.

\"Unë kam dëgjuar që në të shkuarën ka pasur disa probleme mes dy palëve dhe për shkak të këtyre është humbur një fare kohe, por tani është përmbyllur tenderi i dytë dhe të gjitha etapat janë kaluar.\"

\"Tani ne shpresojmë shumë që ky projekt të gjejë mbylljen e suksesshme sepse është shumë i rëndësishëm. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë e re dhe besojmë se nuk do të na dalin më kleçka rrugës në lidhje me realizimin e këtij projekti\", ka theksuar Hoffmann.

Ambasadori vlerëson rotacionin politik në vend dhe garanton se Gjermania do të mbështesë fort procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, qeveria e re do të hasë vështirësi në menaxhimin e financave publike pasi arka e shtetit është dorëzuar bosh dhe qeverisë së re do t’i duhet të ndërmarrë politika të zgjuara për të mos lejuar thellimin e krizës ekonomike  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)