Ligji, çlirimi i dytë për Obiliqin
Prishtinë, 3 qershor - Kështu u shpreh prof. dr. Shukri Klinaku para qytetarëve të Obiliqit të Vjetër në debatin e mbajtur në lokalet e shkollës Pandeli Sotiri Çdokush që do vije në udhëheqje të komunës së Obiliqit do ta ketë mbështetjen ligjore për të bërë më shumë për qytetarët e vetë.
Për ecurinë, përgatitjet dhe fatin e Ligjit për Obiliqin, në debat u shprehen deputeti i parlamentit Agim Kuleta dhe anëtari i kryesisë së LB Kushtrim Sheremeti, të cilët, në mes tjerash paraqiten disa nga të mirat që ligji do të sillte për të zvogëluar sadopak dëmet shëndetësore nga emetimet e ndotjeve.
Pjesëmarrësit në debat, u shprehen për gatishmërinë e plotë që të përkrahet jetësimi i ligjit edhe me forma të ndryshme të organizimit të qytetareve.
Nexhmi Kurteshi, Fahri Hashani, adresuan një varg akuzash ndaj pushteti lokal në lidhje me kushtet dhe shërbimet të cilat e rëndojnë edhe më jetesën këtu përballë ndotjes evidente të ambientit.
Pasja e kësaj pasurie natyrore që ka Obiliqi, do të ishte dashur të quhet fat, por mjerisht, paskësh qenë fatkeqësi, u shpreh Fatmir Bislimi.
Çështja e përfshirjes edhe të Obiliqit në projektin për ngrohjen qendrore të kryeqytetit, që doli si nevojë e integrimit brenda ligjit në fjalë, u datajizua nga antari i asamblesë komunale Ajet Berisha që njoftoi pjesëmarrësit për vendimin komunal për mos lëshimin e lejes së punës punëkryrësit deri në një marrëveshje të punëkërkuesit me komunën e Obiliqit.