Let’s Do It shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve
Prishtinë, 5 dhjetor - Let’s Do It Kosova si njëra ndër organizatat më të mëdha në vend që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore vullnetare tash gati 10 vite, sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020.
Vullnetarët e vitit të cilët do të shpallen sot vazhdojnë të japin kontributin e tyre tash e sa vite në fusha të ndryshme në të mirë të vendit e shoqërisë.
''Ne i kemi dalluar ata më së shumti për kontributin e dhënë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në luftën ndaj COVID-19 si dhe në disa fusha të tjera mjaft interesante të cilat do të bëhen të ditura po sot'', thekson Let's Do It.
Shpallja e vullnetarëve të vitit ka qenë e planifikuar të jetë një event më madhështor, ashtu siç është edhe vet puna vullnetare, mirëpo për shkak të situatës me pandeminë është reduktuar numri i pjesëmarrësve dhe të ftuarve të tjerë.