Lets Do It Kosova në aksion pastrimi në fshatin Besi
Prishtinë, 15 qershor - Organizata Mjedisore Lets Do It Kosova po vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijësuese për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.
Vullnetarët e Iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën do të realizojnë sot aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë.
Në aksionin e nesërm do të kontribuojnë edhe kompania private Dardania e cila ka ofruar eskavatorin për pastrimin e deponisë dhe kompania Toifor, e cila ka ofruar kamionët për largimin e mbeturinave nga ajo deponi ilegale e mbeturinave.
Për realizimin e aksionit, Organizata Lets Do It Kosova ka ofruar sasi të derivateve për makinerinë që do të shfrytëzohet gjatë aksionit.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorët lokalë, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre për aktivitetin e nesërm.
Iniciativa Lets Do It Kosova, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.
Fushatën Ta Pastrojmë Kosovën mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin 55244.