Letër e Drejtorit Menaxhues të KEDS-it drejtuar publikut
Prishtinë, 6 mars - Drejtor Menaxhues, i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) , Vedi Yeşilkılıç, në një letër drejtaur konsumatorëve të KEDS-t, ka deklaruar se KEDS ka pranuar me shqetësim lajmet jokorrekte dhe raportimet jo të plota gjatë javës së kaluar për gjendjen e njehsorëve që mund të shkaktojnë tensione dhe shqetësime të pazakonta.
Besojmë që është shumë me rëndësisë që të ofrojmë transparencë të plotë për tju informuar drejt për gjendjen e krijuar. Pikë së pari, na lejoni tua bëjmë të qartë informatën më të rëndësishme: njehsorët që ka instaluar KEDS në shtëpitë tuaja janë në mesin e markave më të mira në Evropë, në gjendje të përkryer pune dhe janë të kualitetit që garanton lexim të drejtë të energjisë që ju konsumoni. Kualiteti i njehsorëve është testuar para instalimit të tyre në shtëpitë tuaja, me qëllim që të sigurohet saktësi në matje të energjisë së konsumuar, ka shkruar ai.
Sipas tij KEDS ka identifikuar një numër të vogël të njehsorëve me defekte para instalimit gjatë fazave testuese në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me Agjencinë e Metrologjisë.
KEDS nuk ka lejuar instalimin e tyre bazuar në parimin tonë për të instaluar vetëm pajisje cilësore dhe që performojnë drejt te konsumatorët. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencinë e Metrologjisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional, shkruan Yeşilkılıç. Sipas tij si gjithnjë, KEDS është i përkushtuar ti përmbahet legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet publike vendore.
Si konsumatorë, ju jeni partnerët e KEDS dhe na nevojiten mendimet tuaja sa herë që konsideroni që ato janë në dobi tuajën dhe në lidhje me cilësinë e shërbimeve tona, andaj ju inkurajojmë të na kontaktoni, sepse KEDS vlerëson që mendimet tuaja janë të një rëndësie të veçantë për ne, ka shkruar drejtori Yeşilkılıç.