Lëshohet nën tension linja e tensionit të lartë në vendbanimet e Kamenicës
Prishtinë, 1 gusht - Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka bërë të ditur për qytetarët që sot nga ora 12:00 planifikohet të lëshohet nën tension apo energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV Kitka.
Linja në fjalë me gjatësi prej 14.9 km e vendosur nëpër 53 shtylla elektrike kalon në vendbanimet e Komunës së Kamenicës (Berivojcë, Moqare, Qarakoc, Kollolleq, Shipashnicë e Epërme, Hogosht dhe Poliqkë).
KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.