Lëshimi i gazit serrë shënon rekord të ri
Paris, 26 nëntor - Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) u shpreh se nivelet e lëshimit të tre gazrave kryesore serrë si dioksid karboni, metan dhe oksidi i azotuar kanë arritur një rekord të ri.
Lidhur me lëshimin e dioksidit të karbonit, sekretari i përgjithshëm i WMO-s Peteri Talas u shpreh se "Kemi thyer përsëri rekordet e dendësisë së dioksidit të karbonit të lëshuar, duke kaluar 400 ppm, një nivel kritik. Kjo ndodhi para dy vjetësh dhe rritja e këtij lëshimi vijoi dhe vitin e kaluar, sasia e shtuar ishte sa nivelin mesatar që kemi parë në dhjetë vjetët e kaluar".
Profesori Talas shtoi se qeveritë e ndryshme duhet të bëjnë më shumë për të pakësuar varësinë e lëndëve djegëse fosile për të prodhuar energji.
"Tani, prodhojmë 85% të energjisë globale në bazë të lëndëve djegëse fosile si qymyrgur, naftë dhe gaz, kurse vetëm 15% nga burimet bërthamore, hidro dhe të tjera të përtëritshme. Për të korrur sukses në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, duhet t'i përmbysim këto shifra në dekadat e ardhme", tha Talas.
WMO-ja tha gjithashtu se ka pasur një rritje prej 43% të forcës totale rrezatuese – efekti i ngrohjes së klimës – në gazrat serrë afatgjatë.
Ndër të gjitha gazrat, dioksidi i karboni zë afro 80%.