23 Dhjetor 2024

LDK: Kosova ballafaqohet mungesë të energjisë elektrike

Prishtinë, 13 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverinë për problemet me furnizim me energji elektrike.

Në një njoftim për media, LDK thekson se Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha në furnizim me rrymë, megjithë investimet prej qindra milionë eurosh nga donatorët dhe buxheti i shtetit.

Kosova vazhdon të përballet me probleme të mëdha në furnizim me rrymë me gjithë investimet prej qindra milionë euro nga donatorët dhe buxheti i shtetit.

“Më shumë se 40% e energjisë së prodhuar humbet. Rrjeti i shpërndarjes mbetet në gjendje jo të mirë, duke shkaktuar kështu humbje të mëdha teknike që llogariten afër 20%. Kësaj i shtohen edhe humbjet komerciale prej 24% të energjisë së prodhuar.”, thotë LDK-ja.

Konsumatorët e rregullt po pësojnë më së shumti nga reduktimet e shumta, sidomos në komunat e largëta dhe në zonat rurale. Këta konsumatorë po paguajnë rrymën që e shfrytëzojnë si dhe humbjet e KEK-ut. Skema ABC e furnizimit të konsumatorëve po vazhdon të aplikohet.

Vlerësimet e ekspertëve te LDK-se janë se në Kosovë konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike ka rritje prej vitit në vit me një mesatare prej 6% deri në 8%.

\"Përveç prodhimit vendor, Kosova po importon çdo vit rreth 10% të konsumit të përgjithshëm të energjisë. Energjia e importuar po paguhet shumë shtrenjtë nga paratë e buxhetit të shtetit, duke bërë kështu që qytetarët të paguajnë dy herë energjinë e shfrytëzuar. Fillimisht e paguajnë atë që e konsumojnë dhe pastaj përmes taksave tyre paguhet energjia e importuar.\"

Procesi i privatizimit të furnizimit dhe distribucionit është nëse përmbyllet kështu si është nisur do të dëmtojë konsumatorët në afat të gjatë, pasi tregu do të monopolizohet nga e njëjta kompani që privatizon furnizimin bashkë me distribucionin. Në shumë aspekte, ky proces është në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Evropian për shmangien e monopolizimit të tregut.

Modeli i tregut i propozuar nga Qeveria Thaçi sipas LDK-se është në kundërshtim me logjikën e funksionimit të tregut liberal në interes të konsumatorëve. Ky model i zgjedhur i privatizimit është udhëhequr krejtësisht nga interesat e investitorëve dhe nga nevoja e buxhetit të shtetit për të siguruar sa më shpejt mjete buxhetore për të mbuluar deficitin në shpenzime.

LDK kërkon që procesi i privatizimit të furnizimit dhe distribucionit të bëhen në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian, tregu të jetë i hapur dhe lirë për futje të interesuarve.

LDK thekson se ky proces po zhvillohet pa transparencën e nevojshme që duhet t’i karakterizoj proceset e tilla. Nuk janë të qartë për askënd në Kosovë se cilët janë skenarët të cilët Qeveria e Kosovës i ka zhvilluar për privatizimin e distribucionit dhe furnizimit. Ky proces po shtyhet përpara i udhëhequr nga motive tjera, e jo nga nevoja e sigurimit të një sistemi efikas të furnizimit dhe distribucionit me energji.

Nuk janë të qartë për qytetarët dhe grupet e interesit se cilët janë indikatorët e performancës që pritet të përmirësohen me rastin e privatizimit të furnizimit dhe distribucionit.

\"Qeveria nuk e ka të qartë dhe nuk ka asnjë vlerësim se cili do të jetë relacioni në mes të furnizuesit me gjeneruesin për energjinë elektrike të blerë nga Termocentrali Kosova B pasi ky të privatizohet, si dhe me termocentralin Kosova C pasi ky të ndërtohet nga investitori privat. Derisa kjo mos të qartësohet, procesi duhet të stopohet. Qytetarët qysh tani duhet ta dinë se do jenë në mëshirë të investitorëve privat sa i përket furnizimit me energji dhe çmimit që do të paguajnë për energji\", thuhet ne komunikaten e LDK-se. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)