Largpërçuesi i Zhegrës zhvendoset nga mali
Prishtinë, 5 maj - Largpërçuesi i Zhegrës tash është buzë asfaltit i vendosur në shtylla betoni. Atij i është shtuar rrjet i ri afro 1 kilometër, sikurse edhe një trafo e re. Nga ky investim kanë përfituar qindra konsumatorë
Poeti i njohur kosovar, Sabit Rrustemi, nuk po përdorë më korrektorë për stabilizim të tensionit elektrik në shtëpinë e tij, në Zhegër të Gjilanit. Madje, tash po befasohet edhe nga efektet e shpejta të energjisë stabile.
Smund ta besoja sa shpejt mu mbush bateria e telefonit mobil. U befasova. Por, më vonë mu kujtua se tash energjia elektrike është shumë më stabile, thotë Rrustemi. E gjithë kjo është arritur pas vendosjes së trafos, për të cilën e ka lëshuar një pjesë të tokës së tij dhe linjës së re të Tensionit të Mesëm.
Vuajtjet 16 vjeçare të lagjes Verbmicë të fshatit më të madh të Anamoravës morën fund. Madje, disa banorë janë në hall çka të bëjnë më pajisjet stabilizuese. I kam tre korrektorë në shtëpi. Nuk po di çka tu bëj pos ti shes për hekur, thotë Shabi Ajvazi, po ashtu banor i Zhegrës.
Jemi mundu që ta rregullojmë këtë punë që nga viti 2001. Por, nuk gjetëm gjuhë të përbashkët. Tash, KEDS-i e kreu këtë punë vetë, për çka jemi shumë falënderues, shton Ajvazi.
Paralelisht me trafon e re, KEDS ka intervenuar edhe në Largpërçuesin 10 kilovoltësh, Zhegra. Pos që është ndërtuar linja krejtësisht e re e gjatë afro 1 kilometër, për afro 2 kilometra të tjera KEDS ka përfunduar zhvendosjen. Tashme LP është vendosur përskaj rrugës, ndërsa shtyllat e betonit kanë rritur stabilitetin dhe sigurinë e furnizimit.
Punuam me ritme të shtuara që LP Zhegra të zhvendoset. Kjo, për arsye se traseja e vjetër kalonte një pjesë nëpër mal duke bërë që të kishte prishje të shpeshta. Gjithashtu, ai shtrihej në shtylla të drurit në atë pjesë, thotë Ibrahim Neziri, Koordinator i Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjilanit. Entuziazmi vërehet edhe te punëtorët, të cilët nuk ndalen edhe pse punimet ishin në përfundim. Nga ky largpërçues kanë përfituar direkt qindra konsumatorë.
Ky investim ka gëzuar pa masë zhegrasit, të cilët nuk ngurrojnë të shprehin hapur falënderimet e tyre.