Lansohet projekti për përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovë
Prishtinë, 9 gusht - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka bërë të ditur se sot do të bëj lansimin e projektit te ideuar nga Andi Krasniqi që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovë.
Ky projekt i quajtur “Green Aid” ka zënë vendin e parë në garën rajonale për “Biznese të gjelbërta dhe Inovative”, të organizuar nga Balkan Green Foundation me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Rahovecit, UNICEF Innovations Lab, si dhe Forumi per Iniciativa Qytetare (FIQ).
Projekti “Green Aid “ është një filter që mund të vendoset në makina, dhe kontribon në pastrimin e ajrit në Kosovë, pasi që kjo pajisje filtron ajrin e ndotur që lirohet nga përdorimi i makinës dhe e kthen atë në substancë të dobishme.