27 Dhjetor 2024

Lansohet Modeli 2050 i Energjisë në Kosovë

Prishtinë, 26 qershor - Pas publikimit zyrtarë të Modelit 2050 te Energjisë së Evropës Juglindore, më 17 qershor në një ngjarje të përbashkët të Komisionit Evropian në Bruksel ne kuadër të aktivitetit te tyre vjetorë “Java e Qëndrueshmerisë Energjetike së BE-së”, qëllimi ynë është të fillojme dhe të diskutojmë këtë model edhe në Kosovë.

Përveç lansimit te modelit me ekspertët dhe aktere kryesorë në fushën e energjisë, ky aktivitet ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin efektiv në mes të shoqërisë civile dhe qeverive në rajonin e Ballkanit Perëndimor (si dhe brenda Kosovës) për politikat energjetike.

Siç edhe mund të jeni në dijeni, ATRC në bashkëpunim me 17 organizata të 7 shteteve të rajonit është duke implementuar një projekt të përbashkët, i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe që synon krijimin e Modelit Energjetik të secilit shtet veç e veç, i cili me pas do t’i shërbej qeverisë që mbi bazën e skenarëve të zhvilluar të hartoj strategji dhe plane afatgjate zhvillimi.

Modeli i Energjisë se Evropes Juglindore është i bazuar në një dizajn të zhvilluar nga Departamenti për Energji dhe Ndryshime Klimatike i Mbretërisë së Bashkuar, e përdorur aktualisht në një numër të madh të vendeve. Modeli energjetik i Kosovës do të jetë i ndarë në 4 sektorë, te cilët janë vlerësuar më me shumë ndikim në fushën e energjisë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Z.Blerand Stavileci- Ministër i MZHE (konfirmuar), Znj.Radica Nusdorfer- Nënkryetare e Seksionit Politik, Ekonomik dhe Sektorit për Integrime në BE pranë Zyrës së BE-së në Kosovë (konfirmuar), Znj.Mimoza K. Gojani – Zyrtare e Politikave per Ekonomi, Prosperitet, Energji, dhe Arsim- Ambasada Britanike në Prishtinë (konfirmuar) dhe Z. Luis Guzman- Zëvendës Drejtor i Zyrës për rritje ekonomike, Misioni i USAID në Kosovë (konfirmuar) do të mbajne fjalime rasti, ndërsa Z.Kushtrim Kaloshi- Këshilltar i lartë për projektin SEE SEP, dhe Znj.Anyla Beqa- Koordinatore e projektit SEE SEP, do të prezantojë modelin dhe përdorimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)