29 Dhjetor 2024

Kusari - Lila e kënaqur me investimet e KEDS-it në rajonin e Gjakovës

Prishtinë, 25 mars - Me investimet që janë bërë dhe po vazhdojnë në rajonin e Gjakovës, nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, e që kanë të bëjnë me rritjen e kualitetit dhe  furnizimin stabil me energji, është ndarë e kënaqëur edhe numri një i kësaj komune, Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila.

“Vlerësimet për bashkëpunimin e komunës së Gjakovës me KEDS-in, janë tejet pozitive. Kjo për faktin se kjo kompani gjatë vitit 2015 dhe muajve të parë të vitit 2016 ka arritur të krijojë një sërë investimesh të cilat kanë ndikuar në përmisimin dhe stabilizimin e energjisë elektrike”.-deklaron Kusari Lila.
   
Kusari Lila poashtu ka vënë në pah edhe rëndësinë e projekteve që janë në proces e sipër nga ana e KEDS-it për këtë anë.

“Në kuadër të kësaj, vlen të përmenden projektet që janë në proces, siç është projekti për zhvendosjen e furnizimit me energji elektrike nga sistemi mbitokësor në sistemin nëntokësor, në pjesën e Çarshisë së Madhe, si pjesë me rëndësi historike e kulturore për komunën tonë.\"

\"Gjithashtu, në këtë drejtim përmendim edhe investimin për ndërtimin e një trafostacioni të ri në paralagjen e qytetit në Brekoc, e cila gjithashtu do të ndikojë në stabilitetin e furnizimit dhe cilësisë së energjisë elektrike.”-shton Kusari-Lila.
   
Duke përmendur bashkëpunimin e mirë reciprok të komunës së Gjakovës me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, Kusari – Lila ka thotë se me të drejtë pret që investimet në këtë drejtim për Gjakovën do të vazhdojnë, meqë edhe kërkesat dhe nevojat e kësaj ane janë të mëdha.

“Bazuar në bashkëpunimin e deritashëm në mes të komunës sonë dhe KEDS-it, me të drejtë presim që investimet e KEDS-it në komunën e Gjakovës nuk do të ndalen, por përkundrazi ato do të shtohen në vitin 2016 dhe në vitet tjera pasuese. Një gjë e tillë është e domosdoshme për banorët e komunës sonë, të cilët kanë nevojë imediate që të kenë qasje të sigurtë dhe stabile në energjinë elektrike.”-përfundon Kusari-Lila.

Se po punohet në projekte të shumta investive në këto anë e ka konfirmuar edhe Hamdi Kerolli, inxhinier në KEDS dhe mbikyqërs i projekteve në këto anë.

“Ne kemi shtrirë projekte të shumta në disa zona, që nga qyteti e deri tek fshatrat e thella në të cilat po punohet. KEDS është shumë i kënaqur si me bashkëpunimin që ka me komunën poashtu edhe me komunitetet përkatëse të banorëve. KEDS do të vazhdojë projektet në bazë të dinamikës së paraparë dhe e tërë kjo do të ndikon në përmirësimin e furnizimit me energji kualitative dhe stabile.”-thotë Kerolli.

    Në rajonin e Gjakovës janë një sërë fshatrash dhe bashkësishë territoriale ku KEDS po punon në këtë drejtim.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)