Kulla e energjisë diellore, ndërtesa e dytë më e lartë në botë
Arizona, 27 korrik - Një kullë gjigante e energjisë diellore do të ndërtohet në shkretëtirën e Arizonës, dhe do të jetë ndërtesa e dytë me e lartë në botë, pas Burj Khalifa në Dubai.
Kulla, e cila do të ndërtohet 130 milje në perëndim të Phoenix, është planifikuar si një burim revolucionar i elektricitetit thellë në shkretëtirë.
Vlerësohet se më shumë se një milion megavat orë do të prodhohen nga ndërtesa e lartë, duke siguruar energji elektrike për të furnizuar 150,000 shtëpi.
Mendohet se projekti do të kushtojë 700 milion dollarë.