23 Dhjetor 2024

Kthehet në punë ekskavatori 8M në KEK

Prishtinë, 15 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekspertëve dhe punëtorëve të korporatës, ekskavatori 8M i cili mbrëmë kishte lëvizur për disa metra mbrapa është kthyer në pozitën që ka qenë dhe ka filluar operimin normal.

Për më tepër, në lidhje me disa spekulime të bëra nga portale të pa përgjegjshme kinse lëvizja e këtij ekskavatori ka rrezikuar dhjetëra punëtor, KEK njofton se ekskavatori 8M ka gjithsejtë 8 operatorë dhe KEK ju siguron se kjo lëvizje nuk ka rrezikuar as një nga këta punëtorë si dhe ekskavatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Tutje, intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës sipas KEK ka vënë nën kontrolle këtë pajisje dhe ka ndërprerë punën vetëm me qëllim të stabilizimit dhe sigurimit të saj duke respektuar procedurat e sigurisë.  

'Së fundmi, duhet të kemi parasysh që KEK operon me pajisje specifike dhe ekspertët dhe punëtorët e saj janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme, si rrjedhojë KEK është ndërmarrja publike me profitabile dhe një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit."

"Prandaj,  keqinformimi në këtë drejtim ndikon negativisht në punën dhe vullnetin e  punëtorëve dhe dëmton imazhin e korporatës."

"Për njoftimin e juaj gjeni bashkëlidhur videon e sotme cila pasqyron operimin normal të ekskavatorit 8M", theskon KEK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)