Kthehet në punë blloku B2 i TC "Kosova B", prodhon 245 MW
Aktualisht njësia B-2 sipas KEK është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Edhe Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje.
Mirëpo ai ka thënë së sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW.
Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.
"Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas", ka theksuar kryeministri Kurti.
Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. "Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!", ka deklaruar në fund kryeministri Kurit