Kthehet në punë Blloku B1
Prishtinë, 4 korrik - Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të të gjitha ekipeve të KEK-ut, në sanimin e peoblemeve teknike tek njesia B1, të gjitha problemet jane evituar sonte rreth orës 18:00, dhe kjo njësi është ristartuar rreth orës 20:00.
Duke ju referuar planifikimit preliminar kjo njesi do të duhet të jetë në sistem rreth ores 02:00 eventualisht 03:00 te mesnates!
Edhe pse njësia B1 sipas planifikimit është paraparë të ristartohet diten e nesërme në mesdit, fale angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kjo njësi u ristartua sonte.
Me këtë dëshmohet se KEK-u përveq se është bartës I stabilitetit të sektorit të energjsë, ka pergjegjesi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqerisë Kosovare.